Domosdoshmëria e Riintegrimit: Fëmijët e Kthyer në Ballkanin Perëndimor
Abstract
Që prej vitit 2012, 1070 shtetas nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë udhëtuar për të jetuar dhe luftuar në territoret e kontrolluara nga organizatat terroriste në Siri dhe Irak. Rreth 200 syresh kanë qenë të mitur në kohën e nisjes. Me kalimin e viteve, në arenën e konfliktit në Siri dhe Irak, kanë lindur një numër edhe më i madh fëmijësh të shtetasve të Ballkanit Perëndimor. Në fund të vitit 2019, rreth 485 individë ishin kthyer në shtëpi, duke e bërë Ballkanin Perëndimor rajonin me përqendrimin më të lartë të të kthyerve nga Siria dhe Iraku në Evropë. Qindra të tjerë, kryesisht të mitur, mbeten të bllokuar në Siri në kushte të rrezikshme, me perspektiva të pasigurta riatdhesimi. Shumë shtete po hasin vështirësi në vendimmarrjen e tyre lidhur me trajtimin e shtetasve që kanë udhëtuar për të jetuar dhe luftuar në të ashtuquajturin "kalifat" të Shtetit Islamik (IS). Megjithatë, përvoja dhe të kuptuarit e faktorëve që lehtësojnë angazhimin efektiv me të kthyerit nga Siria, e veçanërisht me fëmijët e kthyer, është ende në fazat e hershme. Kjo Notë Politike ofron rekomandime mbi qasjet alternative ndaj rehabilitimit dhe riintegrimit (R&R) të fëmijëve të kthyer në Ballkanin Perëndimor, duke ndërthurur praktikat e mira të kohëve të fundit me parimet orientuese të konventave, traktateve dhe protokolleve që fokusohen te të drejtat e fëmijëve.
Suggested citation:
Shtuni, Adrian. Domosdoshmëria e Riintegrimit: Fëmijët e Kthyer në Ballkanin Perëndimor. Washington, D.C.: RESOLVE Network, 2021. https://doi.org/10.37805/pn2021.1.wb.