PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE | Migracioni, ekstremizmi dhe lojërat e rrezikshme të fajësisë: Zhvillimet dhe dinamikat në Serbi
Abstract
Ardhja e shpejtë e qindra mijëra migrantëve në Bashkimin Evropian (BE) nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika duke filluar nga viti 2015 përkoi me një rritje të mbështetjes për retorikën kundër imigrantëve dhe për ekstremin e djathtë në shumë vende të Evropës. Një numër i konsiderueshëm i këtyre migrantëve erdhën në BE nëpërmjet asaj që u bë e njohur si "Balkan Route" (Rruga Ballkanike), një rrugë kryesore tokësore transiti që kalon nëpër Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, në vitin 2016, rruga u "mbyll" zyrtarisht, duke lënë plotësisht të bllokuar në Ballkan shumë nga ata njerëz që përpiqeshin të arrinin në Evropë. Në vitin 2020, për shembull, kishte në çdo kohë rreth 7000 migrantë dhe refugjatë të pranishëm brenda kufijve të Serbisë. Prania e migrantëve brenda vendeve të Ballkanit nuk kaloi pa u vënë re dhe, në disa raste, madje nxiti rritjen e aktivitetit brenda për brenda dhe mobilizimin e aktorëve të ekstremit të djathtë që kundërshtonin praninë e tyre në rajon. Nëpërmjet shqyrtimit të këtij fenomeni, ky raport fokusohet në dinamikën rreth migracionit dhe reagimet ndaj tij të ekstremit të djathtë në Serbi, një nga vendet në "Balkan Route" (Rruga Ballkanike).
Suggested citation:
Lažetić, Marina. Migracioni, ekstremizmi dhe lojërat e rrezikshme të fajësisë: Zhvillimet dhe dinamikat në Serbi (përmbledhje ekzekutive). Washington, D.C.: RESOLVE Network, 2022. https://doi.org/10.37805/wb2021.1.