PRIORITETET E HULUMTIMIT: PANORAMË E BALLKANIT PERËNDIMOR 2019
Abstract
Mes kërcënimit në rritje të ekstremizmit të dhunshëm (EDH) në të gjithë botën, vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me sfida të mëdha në kohezionin dhe stabilitetin social. Si kudo tjetër, narrativat e militantizmin fetar, të ekstremit të djathtë dhe nacionalist përkojnë me popullatat e cenueshme të të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku një histori konfliktesh etnike, fetare dhe civile ka krijuar një situatë cenueshmërie ndaj rekrutimit nga terroristët brenda dhe jashtë vendit. Personat që kanë shkuar për të luftuar përkrah organizatave ekstremiste të dhunshme jashtë vendit po kthehen në vendet e tyre pas humbjeve territoriale të grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak. Në të njëjtën kohë, ekstremizmi etnonacionalist vazhdon të fitojë terren dhe të zgjerohet në të gjithë rajonin.
Ndërkohë që disa prej këtyre temave kanë marrë vëmendje të shtuar në tërësinë e literaturës aktuale, të tjera tema mbeten të nënhulumtuara. Çështjet ekzistuese të hulumtimit kërkojnë gjithashtu më shumë studime në terren dhe baza më të thella konceptuale. Boshllëqet që rezultojnë në të kuptuarit tonë kolektiv janë tregues të nevojës për hulumtime të mëtejshme mbi zhvillimin e dinamikave sociale dhe të EDH në Ballkanin Perëndimor. Një hulumtim më rigoroz dhe i bazuar në këtë drejtim mund të ndihmojë në informimin dhe përmirësimin e përpjekjeve për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm në rajon (prevent and counter violent extremism, P/CVE).
Në vitin 2019, rrjeti “RESOLVE” mblodhi ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë për të diskutuar boshllëqet kërkimore dhe për të hartuar një listë paraprake të prioriteteve kërkimore për të çuar përpara parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Perëndimor.3Çështjet e identifikuara më poshtë pasqyrojnë ekspertizën e tyre të përbashkët, kuptimin e thellë dhe angazhimin për analizë të vazhdueshme të tendencave dhe dinamikave të EDH në rajon.
Suggested citation:
RESOLVE Network. Prioritetet E Hulumtimit: Panoramë E Ballkanit Perëndimor 2019. Washington, D.C.: RESOLVE Network, 2020. https://doi.org/10.37805/rp2020.2.wb.